Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kalem — Ajet 1 (Shqip) — Video

El-Kalem • Ajet 1 nga 52 • Shqip


ن ۚ وَالْقَلَمِ وَمَا يَسْطُرُونَ 1
Përkthim:
Nûn. Pasha pendën dhe në atë që shkruajnë ata, El-Kalem 68:1
Tefsiri:

Nun! Betohem në lapsin dhe në atë çfarë shkruajnë.” -

Allahu i Lartësuar betohet në laps. El ķalem është emër që përfshin të gjithë mjetet me të cilët shkruhet dhe ruhet dituria, prozat dhe poezitë, fjalët dhe mendimet e ndryshme. Ai është nga shenjat dhe mirësitë më të mëdha të dhuruara nga Allahu i Lartësuar, prandaj e meriton që Allahu të betohet në emër të tij. Allahu i Lartësuar betohet në këtë mirësi të madhe, për të treguar se Profeti (a.s.) është i pastër dhe larg shpifjeve që thuhen për të. Armiqtë e akuzonin atë për çmenduri, por Allahu i Lartësuar, me këtë betim, tregoi se mirësia e Tij ndaj Muhamedit është aq e madhe, sa është e pamundur që të akuzohet për çmenduri.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mulk • Ajet 30 E ardhshme El-Kalem • Ajet 2