Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kalem — Ajet 12 (Shqip) — Video

El-Kalem • Ajet 12 nga 52 • Shqip


مَنَّاعٍ لِلْخَيْرِ مُعْتَدٍ أَثِيمٍ 12
Përkthim:
penguesin e të mirav, e kundërvajtësin e mëkatarin e madh; El-Kalem 68:12
Tefsiri:

...që është pengues i mirësive, armiqësor e gjynahqar i madh,... -

Mos iu bind as atyre që janë dorështrënguar me të mirën, domethënë, që nuk japin atë gjë që e kanë për detyrë ta japin, siç janë shpenzimet e domosdoshme për jetesë, kompensimet e detyrueshme ligjore e fetare, zekati etj. Mos iu bind as atyre që janë armiqësorë e agresivë, të cilët, me padrejtësitë e tyre ndaj krijesave, i tejkalojnë kufijtë, duke shkelur mbi gjakun, pasurinë dhe nderin e tyre. Të tillët janë edhe ‘ethîm’, njerëz që bëjnë shumë gjynahe kundrejt Allahut të Lartësuar. Pra, me gjynahet e tyre, ata shkelin edhe të drejtat e Krijuesit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kalem • Ajet 11 E ardhshme El-Kalem • Ajet 13