Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kalem — Ajet 17 (Shqip) — Video

El-Kalem • Ajet 17 nga 52 • Shqip


إِنَّا بَلَوْنَاهُمْ كَمَا بَلَوْنَا أَصْحَابَ الْجَنَّةِ إِذْ أَقْسَمُوا لَيَصْرِمُنَّهَا مُصْبِحِينَ 17
Përkthim:
Na, do t’i provojmë ata (jobesimtaët), sikundër që i kemi provuar pronarët e kopshtit, të cilët ishin betuar se në mëngjes do t’i marrin frutet; El-Kalem 68:17
Tefsiri:

Ne i sprovuam ata, siç sprovuam pronarët e kopshtit... -

Këtu, Allahu i Lartësuar na tregon mënyrën se si i ka sprovuar mohuesit e së vërtetës. Ai i sprovoi ata duke u dhënë shumë të mira dhe duke i afatizuar. Ai u dhuroi pasuri, fëmijë, jetë të gjatë e shumë gjëra që përmbushnin dëshirat e tyre. Allahu i Lartësuar nuk e bëri këtë për t’i nderuar ata, por për t’i afruar dalëngadalë drejt ndëshkimit befasues. Vetëmashtrimi i tyre me këto mirësi, të cilat i patën si sprovë, është i ngjashëm me atë çfarë u ndodhi pronarëve të kopshtit. Në fakt, flitet për disa njerëz, që ishin pronarë të përbashkët të një kopshti. Kur u poqën frutat dhe pemët ishin rënduar prej tyre, erdhi koha e vjeljes. Tashmë, pronarët ishin të sigurt se kjo pasuri ishte në duart e tyre, prandaj:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kalem • Ajet 16 E ardhshme El-Kalem • Ajet 18