Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kalem — Ajet 33 (Shqip) — Video

El-Kalem • Ajet 33 nga 52 • Shqip


كَذَٰلِكَ الْعَذَابُ ۖ وَلَعَذَابُ الْآخِرَةِ أَكْبَرُ ۚ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ 33
Përkthim:
I tillë ka qenë dënimi, e dënimi në jetën tjetër është më i madh, nëse e dinë! El-Kalem 68:33
Tefsiri:

Ja, i tillë do të jetë dënimi. -

Ky është ndëshkimi në këtë jetë për këdo që kryen të tilla vepra. Allahu i Lartësuar e privon robin nga ato të mira me të cilat e ka kaluar kufirin dhe është treguar i pabindur, duke i dhënë përparësi kësaj jete kundrejt kënaqësisë së Allahut dhe jetës tjetër. Le ta dijë çdokush që i ka këto cilësi, se Allahu i Lartësuar mund t’ia largojë nga duart e tij ato pasuri e të mira që i zotëron pikërisht në momentet kur ai do të jetë tejet i nevojshëm për to.

Ndërsa në botën tjetër, dënimi do të jetë shumë më i ashpër, sikur ta kuptonin! -

Duhet të kujtoni gjithashtu edhe diçka tjetër: ndëshkimi i ahiretit është më i madh se ai i kësaj dynjaje. Nëse jeni të sigurt rreth kësaj çështeje, pa dyshim do të tregoheni shumë të kujdesshëm, që të shpëtoni nga ndëshkimi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kalem • Ajet 32 E ardhshme El-Kalem • Ajet 34