Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kalem — Ajet 35 (Shqip) — Video

El-Kalem • Ajet 35 nga 52 • Shqip


أَفَنَجْعَلُ الْمُسْلِمِينَ كَالْمُجْرِمِينَ 35
Përkthim:
Vallë, a do t’i barazojmë muslimanët me njerëzit e këqinj?! – El-Kalem 68:35
Tefsiri:

A do t’i konsiderojmë keqbërësit njëlloj si muslimanët?! -

Allahu i Lartësuar na kujton se urtësia e Tij absolute nuk mund t'i konsiderojë njëlloj muslimanët, që janë të dorëzuar dhe të përkushtuar ndaj të Adhuruarit të tyre të vetëm, që janë të bindur ndaj urdhrave të Tij dhe që me përgjërim kërkojnë kënaqësinë e Tij, me kriminelët, që janë të zhytur në gjynahe ndaj Allahut të Madhëruar, të përhumbur në kufër dhe në shpërfilljen e argumenteve të Tij, të egër ndaj Profetit të Tij dhe luftues kundër të dashurve të Tij. Çdokush që mendon se Allahu i Lartësuar do të gjykojë njëlloj mes tyre ka një mendim shumë të keq për Allahun e Urtë dhe të Gjithëditur. Gjykimi i tij është i kotë dhe i ulët, siç thotë i Lartësuari:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kalem • Ajet 34 E ardhshme El-Kalem • Ajet 36