Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kalem — Ajet 38 (Shqip) — Video

El-Kalem • Ajet 38 nga 52 • Shqip


إِنَّ لَكُمْ فِيهِ لَمَا تَخَيَّرُونَ 38
Përkthim:
se do të keni atë që e zgjedhni ju? El-Kalem 68:38
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Kalem 68:36

Ç’është me ju? Si gjykoni ashtu?! A mos keni ndonjë libër, nga i cili mësoni se ju do të keni atje çka të dëshironi?! -

Këta kriminelë nuk kanë asnjë bazë për të mbështetur gjykimin e tyre të padrejtë. Ata nuk kanë ndonjë libër, ku të lexojnë dhe të mësojnë se do të jenë banorë të Xhenetit, në të cilin do të kenë gjithçka që dëshirojnë. Ata nuk kanë as ndonjë premtim nga i Madhëruari, që t'u japë siguri se gjykimi i tyre është i drejtë. Prandaj i Madhëruari thotë më tej:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kalem • Ajet 37 E ardhshme El-Kalem • Ajet 39