Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kalem — Ajet 51 (Shqip) — Video

El-Kalem • Ajet 51 nga 52 • Shqip


وَإِنْ يَكَادُ الَّذِينَ كَفَرُوا لَيُزْلِقُونَكَ بِأَبْصَارِهِمْ لَمَّا سَمِعُوا الذِّكْرَ وَيَقُولُونَ إِنَّهُ لَمَجْنُونٌ 51
Përkthim:
Pothuajse, me të vërtetë, jobesimtarët duan të të rrëzojnë me shikim kur dëgjojnë Kur’anin, duke thënë: “Ai, në të vërtetë, është i marrë!” El-Kalem 68:51
Tefsiri:

Ata që nuk besojnë gati sa nuk të hanë me shikimet e tyre... -

Armiqtë nuk mundën të arrinin qëllimet e tyre kundër Profetit të nderuar, megjithëse u përpoqën me çdo mënyrë, me vepra dhe me fjalë. Aq e madhe ishte urrejtja e tyre për të, saqë ata gati sa nuk e dëmtonin me shikimet e tyre, të mbushura plot smirë, urrejtje e armiqësi. Por ndihmëtari dhe ruajtësi i tij ishte Allahu i Lartësuar. Deri këtu shkonte persekutimi i tyre me vepra, ndërsa me fjalë:

...thonë: “Ai është i marrë!” -

Ata flisnin ashtu siç ua diktonte zemra e tyre e mbushur me mohim. Herë thonin se ai ishte i çmendur, herë thonin magjistar e herë të tjera poet.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kalem • Ajet 50 E ardhshme El-Kalem • Ajet 52