Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hakka — Ajet 10 (Shqip) — Video

El-Hakka • Ajet 10 nga 52 • Shqip


فَعَصَوْا رَسُولَ رَبِّهِمْ فَأَخَذَهُمْ أَخْذَةً رَابِيَةً 10
Përkthim:
dhe e kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, andaj Perëndia i ka dënuar ata me dënim të ashpër. El-Hakka 69:10
Tefsiri:

Ata kundërshtuan të Dërguarin e Zotit të tyre, prandaj Ai i ndëshkoi me një dënim edhe më të ashpër. -

Të gjithë ata që u përmendën më lart e refuzuan profetin që Allahu i Lartësuar u dërgoi dhe nuk besuan e ndoqën mësimet e tij. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i goditi me një ndëshkim shumë të rëndë, të papërfytyrueshëm nga njerëzit. I tillë ishte, për shembull, populli i Nuhut (a.s.), që Allahu i Lartësuar e ndëshkoi duke e mbytur në ujë, i cili mbuloi gjithçka, edhe vendet më të larta. Megjithatë, Allahu i Lartësuar i shpëtoi ata që i besuan Profetit, nga të cilët rodhi njerëzimi sërish. Ai i shpëtoi ata duke i ruajtur në anijen që Nuhu (a.s.), me urdhrin e Allahut, ndërtoi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hakka • Ajet 9 E ardhshme El-Hakka • Ajet 11