unë kam qenë i bindur se do të paraqes llogari. El-Hakka 69:20 ⧉
Tefsiri:
Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time. -
Kuptimi: Unë isha i bindur plotësisht dhe pa mëdyshje se do të vinte dita kur unë do të jepja llogarinë time. Ishte kjo dije e sigurt që më shtyu në kryerjen e urdhrave dhe ndalimin nga haramet.