Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hakka — Ajet 35 (Shqip) — Video

El-Hakka • Ajet 35 nga 52 • Shqip


فَلَيْسَ لَهُ الْيَوْمَ هَاهُنَا حَمِيمٌ 35
Përkthim:
Prandaj, ai, sot këtu, nuk ka mik të dashur, El-Hakka 69:35
Tefsiri:

Ai sot nuk ka këtu asnjë mik,... –

Kuptimi: Sot, pra, Ditën e Gjykimit, këta nuk kanë asnjë mik ose ndihmës, që mund t’i shpëtojë nga ndëshkimi apo t’u japë shpërblim. Askush nuk mund t’u ofrojë atyre ndërmjetësim te Zoti i botëve, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Dhe asnjë ndërmjetësim nuk bën dobi te Ai përveç atyre që Ai u jep leje (për të ndërmjetësuar).”. [Sebe, 23]. Ata njerëz që mund të ndërmjetësojnë atë ditë janë vetëm besimtarët, të cilët nuk mund të ndërmjetësojnë për qafirët dhe kriminelët, siç thotë i Lartësuari: “Për zullumqarët nuk ka miq dhe as ndërmjetësues që u dëgjohet fjala”.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hakka • Ajet 34 E ardhshme El-Hakka • Ajet 36