Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hakka — Ajet 40 (Shqip) — Video

El-Hakka • Ajet 40 nga 52 • Shqip


إِنَّهُ لَقَوْلُ رَسُولٍ كَرِيمٍ 40
Përkthim:
me të vërtetë, ajo (Kur’ani) është fjala e shpallur Profetit të shenjtë, El-Hakka 69:40
Tefsiri:

Se, me të vërtetë ai

(Kur'ani)

është Fjalë që e kumton i Dërguari i ndershëm. Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, por ju nuk besoni. Nuk është as fjalë e ndonjë falltari; por ju nuk kujtoni. -

Armiqtë e Profetit e quajtën me emra të ndryshëm të trilluar, si: poet, fallxhor apo magjistar. Por Allahu i Lartësuar e lëvdon Profetin e Tij duke i hedhur poshtë shpifjet e tyre. Allahu i Lartësuar na e tregon shkakun pse ata shpifnin kundër Profetit, kur thotë: “ju nuk besoni” dhe “ju nuk kujtoni”. Pra, ata as besonin dhe as kujtonin, prandaj edhe shkuan atje ku shkuan. Nëse do të besonin dhe të kujtonin Shpalljen e Zotit, do të arrinin të mësonin çdo gjë të dobishme dhe do të kuptonin mirë çdo gjë që i dëmton. Nëse do të shikonin dhe mendonin me kujdes rreth Muhamedit, rreth cilësive e virtyteve të tij, do ta kuptonin se ai ishte profeti i Allahut, ndërsa libri që ai solli është shpallje e Zotit të botës.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hakka • Ajet 39 E ardhshme El-Hakka • Ajet 41