Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 1 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 1 nga 206 • Shqip


المص 1
Përkthim:
Elif Lam Mim Sad. El-A'raf 7:1
Tefsiri:
Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit duke i qartësuar madhështinë e Kur'anit dhe i thotë:

Elif, Lam, Mim, Sad. Ky Libër të është shpallur... -

Ky është një Libër madhështor e i mrekullueshëm, që përmban çdo gjë që njerëzit kanë nevojë, me kërkesa hyjnore, me synimet më të larta dhe me ligje të qarta e të shtjelluara, që u shërbejnë njerëzve për jetën dhe lumturinë e tyre. Ky libër i sjell lehtësi, qetësi, dhe lumturi njeriut, prandaj i Lartësuari thotë më pas:

...që ti të mos ndiesh aspak ngushtim në gjoks prej tij. -

Që ti të mos ndiesh në gjoks ngushtim, dyshim dhe luhatje për zbatimin e tij, por që të jesh i sigurt plotësisht se ai është Shpallje e Zotit, që është Hakimun - i Urtë, dhe Hamid - i Lavdëruar, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ata që e mohojnë Mesazhin (Kur'anin), kur ai u vjen, do të dënohen rëndë. Ai është vërtet një Libër madhështor. Atij (Kur'anit)nuk mund t’i atribuohet e pavërteta nga asnjë anë. Ai është Shpallje prej të Urtit, të Lavdëruarit.” [Fussilet 41, 42] Kur’ani është fjala më e vërtetë, prandaj le të zgjerohet gjoksi yt dhe le të gjejë prehje më të shpirti yt, duke pranuar dhe duke iu nënshtruar urdhëresave të tij. Mos u kthe nga kjo rrugë prej fjalëve dhe veprimeve armiqësore të kundërshtarëve të tij.

Ai të është shpallur që nëpërmjet tij të paralajmërosh dhe të kujtosh besimtarët. -

Kur'ani të është shpallur që, nëpërmjet tij, të këshillosh e paralajmërosh njerëzit, duke iu kujtuar atyre qëllimin pse janë krijuar, që të dëgjojnë ata që dinë të dëgjojnë, ndërsa ata që refuzojnë me inat e mospërfillje, të mos kenë më asnjë argument para Zotit për mohimin e tyre. Kur’ani shërben si kujtuesi më i vyer për besimtarët, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Por t’i këshillo, sepse këshilla u bën dobi besimtarëve!” [Dharijat 55]. Ai i kujton ata vazhdimisht për të vazhduar në rrugën e drejtë. Ai i udhëzon në çdo vepër të mirë që kryhet haptazi apo fshehtazi. Ai i këshillon dhe u mëson si të ruhen nga çdo e keqe që i pengon nga synimi i tyre final: arritja e kënaqësisë së Allahut dhe përjetësia në Xhenetin e Tij. Pastaj i Madhëruari nxit robërit e Tij për të jetuar sipas Shpalljes, duke u thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 165 E ardhshme El-A'raf • Ajet 2