Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 116 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 116 nga 206 • Shqip


قَالَ أَلْقُوا ۖ فَلَمَّا أَلْقَوْا سَحَرُوا أَعْيُنَ النَّاسِ وَاسْتَرْهَبُوهُمْ وَجَاءُوا بِسِحْرٍ عَظِيمٍ 116
Përkthim:
(Musai) tha: “Ju hedheni!” E kur e hedhën, i mahnitën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe shfaqën një magji të madhe. El-A'raf 7:116
Tefsiri:

Ai tha: “Hidhni ju

(në fillim)!” – Qëllimi i Musait ishte që njerëzit të shihnin fillimisht magjinë e magjistarëve dhe pastaj të shihnin mrekullinë e Zotit në duart e Profetit të Tij, prandaj u tha që të fillonin ata të parët.

Me hedhjen e tyre, njerëzit u magjepsën nga sytë dhe u frikësuan, sepse ishte, vërtet një magji e madhe. -

Magjistarët hodhën litarë dhe shkopinj, të cilët dukeshin si gjarpërinj që lëviznin shpejt. Kjo qe vërtet një magji e madhe dhe e frikshme, që s’ishte parë kund.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 115 E ardhshme El-A'raf • Ajet 117