Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 119 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 119 nga 206 • Shqip


فَغُلِبُوا هُنَالِكَ وَانْقَلَبُوا صَاغِرِينَ 119
Përkthim:
Këtu, ata u mundën dhe u kthyen të poshtëruar, El-A'raf 7:119
Tefsiri:

Në këtë mënyrë, ata

(Faraoni me parinë)

u thyen dhe u larguan të poshtëruar. -

Ata u mposhtën dhe ikën të turpëruar, bashkë me gënjeshtrat e tyre. Ata nuk ia arritën qëllimit, që kishin patur. Në të tilla kushte, më shumë se kujtdo tjetër, e vërteta iu bë e qartë magjistarëve, të cilët i njihnin mirë llojet dhe formën e magjive. Ata e kuptuan mirë se nuk kishin të bënin me një magji, por me një shenjë madhështore, të sjellë nga Zoti i Madhërishëm, së cilës askush nuk mund t’i bënte ballë. Për këtë shkak, më pas ndodhi ajo që Faraoni nuk e priste:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 118 E ardhshme El-A'raf • Ajet 120