Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 124 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 124 nga 206 • Shqip


لَأُقَطِّعَنَّ أَيْدِيَكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ مِنْ خِلَافٍ ثُمَّ لَأُصَلِّبَنَّكُمْ أَجْمَعِينَ 124
Përkthim:
Do t’ju këpusë duart dhe këmbët tërthorazi, e pastaj do t’ju vari të gjithëve. El-A'raf 7:124
Tefsiri:

Unë kam për t’jua prerë duar e këmbë këmbyerazi e pastaj do t’ju gozhdoj të gjithëve.” -

Me këtë mënyrë ndëshkoheshin vetëm terroristët, që prishnin rendin. Kështu, Faraoni po jepte të kuptohej në popull se ata ishin kriminelë tepër të rrezikshëm për rendin, që e meritonin një ndëshkim të tillë. Ndëshkimi ishte prerja e një dore dhe e një këmbe në anë të kundërt, domethënë, dora e djathtë me këmbën e majtë. Pastaj do të gozhdoheshin në trungjet e palmave, derisa të vdisnin. Magjistarët, që tashmë ishin penduar dhe kishin besuar Zotin e vërtetë, i drejtohen Faraonit, që i kërcënoi më këtë dënim të ashpër, dhe i thonë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 123 E ardhshme El-A'raf • Ajet 125