Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 140 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 140 nga 206 • Shqip


قَالَ أَغَيْرَ اللَّهِ أَبْغِيكُمْ إِلَٰهًا وَهُوَ فَضَّلَكُمْ عَلَى الْعَالَمِينَ 140
Përkthim:
(Musai) tha: “A mos vallë do t’ju kërkoj unë zot tjeër përveç Perëndisë, kur Ai ju ka lavdëruar mbi të tjerët”. El-A'raf 7:140
Tefsiri:

Pastaj Musai tha: “Mos doni t’ju gjej një zot tjetër për ta adhuruar përveç Allahut? Është Allahu Ai që ju dalloi mbi të tjerët.” -

Si është e mundur të më kërkoni që t’jua zëvendësoj Allahun e Lartësuar me ata idhuj?! E si mund të konsideroj si zot dikë tjetër veç Allahut, i Cili është i vetmi i Adhuruar me meritë dhe që është absolut në të gjitha aspektet? Ai është absolut si në Qenien e Tij, ashtu edhe në emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Si është e mundur që ju të kërkoni të adhuruar tjetër veç Allahut të Lartësuar, i Cili është i plotë dhe madhështor në të gjitha këto aspekte? Ky është krim shumë i rëndë. Për t’ua bërë edhe më të kuptueshëm fajin e tyre të rëndë, Musai u tha: Si kështu, kur është pikërisht Ai që ju ngriti mbi të tjerët?! Kjo duhet t’ju bëjë që ju ta adhuroni Atë me përkushtim, të tregoheni mirënjohës ndaj Tij dhe të mohoni gjithçka tjetër që adhurohet veç Tij. Musai vijon dhe u kujton atyre mirësitë e shumta, që Allahu i Madhëruar u kishte dhuruar:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 139 E ardhshme El-A'raf • Ajet 141