tha: “O Musa! Unë të kam zgjedhur ty mbi të tjerët me Shpalljen Time dhe të folurin Tim. -
Unë të kam përzgjedhur mbi të gjithë njerëzit e kësaj kohe. Unë të kam veçuar me shumë mirësi e cilësi, siç është edhe Shpallja që të dhurova. Shpallja është mirësia më e madhe që Allahu i Madhëruar mund t’i japë ndonjë krijese, sepse Ai ia jep Shpalljen më të mirëve të krijesave të Tij, siç janë profetët. Gjithashtu, Musai u dallua edhe me të folurin e drejtpërdrejtë, pa ndërmjetësues, që i bëri Zoti, prandaj ai u quajt ‘Musa el Kelim’, - Musai, të cilit i foli Allahu i Lartësuar. Më pas, Allahu i Madhëruar e urdhëron Musanë dhe i thotë:Zbatoje atë që të kam dhënë dhe bëhu nga ata që janë mirënjohës!" -
Merre, kënaqu dhe ji falenderues për këto mirësi që të dhurova! Të jesh, gjithashtu, i kujdesshëm edhe në zbatimin e urdhrave dhe ndalesave që të ngarkova. Pranoje këtë Shpallje me zemër të gjerë dhe me dëshirë për ta vënë në jetë.