Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 147 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 147 nga 206 • Shqip


وَالَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا وَلِقَاءِ الْآخِرَةِ حَبِطَتْ أَعْمَالُهُمْ ۚ هَلْ يُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ 147
Përkthim:
E, ata që përgënjeshtruan argumentet Tona dhe takimin në botën tjetër, do t’u dështojnë veprat e tyre. Ata, nuk do të dënohen ndryshe, veç ashtu si kanë punuar. El-A'raf 7:147
Tefsiri:

Ata të cilët i mohojnë Shenjat Tona dhe takimin në Ahiret - ata i kanë asgjësuar veprat e tyre. -

Këtu bëhet fjalë për ata që mohojnë argumentet, shenjat dhe mrekullitë madhështore të Zotit, që dëshmojnë për vërtetësinë e Shpalljes së Tij. Ata nuk e besojnë as ahiretin, por e konsiderojnë atë një gënjeshtër. Kësaj kategorie Allahu i Lartësuar ka për t’ua asgjësuar të gjitha veprat, sepse ato nuk kanë themel. Atyre u mungon kushti kryesor që duhet të plotësojë një vepër për t’u pranuar: besimi në shenjat dhe në Shpalljen e Zotit të Lartësuar, si dhe besimi në Ditën e Gjykimit. Ata nuk besojnë Allahun e Lartësuar, nuk besojnë Shpalljen e Tij dhe, rrjedhimisht, as profetët e Tij. Sipas tyre, nuk ekziston një ditë kur ata do të shpërblehen sipas punëve që kanë kryer në këtë jetë, prandaj e meritojnë t’u asgjësohen të gjitha veprat.

A nuk do të shpërblehen ata veçse sipas asaj që kanë bërë? -

Veprat e tyre do të asgjësohen të gjitha. Në fakt, ata as që besojnë se do të ketë një ditë kur do të shpërblehen me drejtësi nga Allahu i Lartësuar, prandaj e marrin shpëblimin që në jetën e dynjasë për ato vepra të pakta që kryejnë, ndërsa në ahiret ato do t’u shkatërrohen e nuk do t'u sjellin asnjë dobi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 146 E ardhshme El-A'raf • Ajet 148