Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 192 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 192 nga 206 • Shqip


وَلَا يَسْتَطِيعُونَ لَهُمْ نَصْرًا وَلَا أَنْفُسَهُمْ يَنْصُرُونَ 192
Përkthim:
As nuk mund t’u ndihmojnë gjë atyre, as t’i ndihmojnë vetes. El-A'raf 7:192
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-A'raf 7:191
Mos vallë, po i përshkruajnë Atij si ortakë sende që nuk mund të krijojnë asgjë, por, vetë janë të krijuara?! Ata nuk mund t’u japin atyre ndonjë ndihmë e as vetn e vet nuk mund ta ndihmojnë. -

Idhujt e tyre nuk kanë krijuar asgjë, madje ata janë vetë të krijuar. Ata janë të pafuqishëm dhe nuk mund të ndihmojnë adhuruesit e tyre. Pse nuk po mendoni, o njerëz?! Nëse idhujt nuk mund të krijojnë as një thërmijë të vogël, sepse edhe vetë janë të krijuar, nëse nuk kanë mundësi që të largojnë të keqen nga adhuruesit e as nga vetja e tyre, atëherë si mund të konsiderohen të barabartë me Zotin dhe të adhurohen si Ai?! Pa dyshim që kjo është padrejtësia dhe mendjelehtësia më e madhe.
Shko te videoja e plotë e sures