Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 194 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 194 nga 206 • Shqip


إِنَّ الَّذِينَ تَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ عِبَادٌ أَمْثَالُكُمْ ۖ فَادْعُوهُمْ فَلْيَسْتَجِيبُوا لَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ 194
Përkthim:
Atyre që u luteni ju, përveç Perëndisë, janë robër si ju, prandaj thirrni ata që t’u përgjigjen, nëse thoni të vërtetën. El-A'raf 7:194
Tefsiri:

Nuk ka dyshim se ata që ju po i adhuroni veç Allahut, janë të krijuar, sikurse edhe ju. -

Nuk ka asnjë dallim mes jush dhe atyre: të gjithë jeni rob të Allahut të Lartësuar, jeni pronë dhe krijesa të Tij. Nëse ju vërtet besoni se ata e meritojnë që të adhurohen, atëherë:

Lutjuni atëherë atyre dhe le t’ju përgjigjen, nëse e thoni të vërtetën! -

Nëse ata ju përgjigjen dhe jua plotësojnë kërkesat, atëherë ju keni të drejtë, ose në të kundërt, vërtetohet se ju e keni gabim dhe se po thoni për Allahun e Lartësuar shpifjen më të rëndë dhe më të ndëshkueshme. Në fakt, rezultati dihet: mjafton t’u hedhësh një shikim të shpejtë idhujve tuaj, dhe vetëm pamja e tyre tregon se ata nuk kanë asnjë lloj mundësie për të bërë mirë ose keq.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 193 E ardhshme El-A'raf • Ajet 195