Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 204 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 204 nga 206 • Shqip


وَإِذَا قُرِئَ الْقُرْآنُ فَاسْتَمِعُوا لَهُ وَأَنْصِتُوا لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ 204
Përkthim:
E kur të lexohet Kur’ani, ju dëgjonie dhe heshtni, për t’u mëshiruar. El-A'raf 7:204
Tefsiri:

Kur lexohet Kur'ani, ju dëgjojeni me vëmendje dhe rrini në heshtje, që të mëshiroheni! -

Ky është një urdhër për të gjithë ata që janë duke dëgjuar Librin e Allahut të Lartësuar. Çdokush që dëgjon të këndohet Kur'ani është i urdhëruar të bëjë dy gjëra: të ndërpresë bisedën ose çdo gjë tjetër që pengon dëgjimin, dhe të jetë i vëmendshëm, duke medituar rreth asaj që është duke dëgjuar. Ata që e respektojnë gjithmonë këtë normë kanë për të fituar mirësi të shumta. Ajo siguron përtëritje, shtim dhe qëndrueshmëri të besimit, si edhe dituri e qartësi në fe. Si shpërblim tjetër për këtë vepër, Allahu ka premtuar mëshirë. Nga ana tjetër, kjo tregon se ata që nuk heshtin kur lexohet Libri i Allahut ose nuk dëgjojnë me vëmendje dhe duke medituar, privohen shumë nga mëshira dhe shpërblimet e premtuara. Sigurisht, urdhri për të heshtur dhe për të dëgjuar Kur'anin me vëmendje gjatë namazeve me zë, kur këndon imami, është akoma dhe më i fortë. Madje, disa dijetarë thonë se më mirë është të heshtësh e dëgjosh Kur'anin me vëmendje, sesa të këndosh Fatihanë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 203 E ardhshme El-A'raf • Ajet 205