Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 206 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 206 nga 206 • Shqip


إِنَّ الَّذِينَ عِنْدَ رَبِّكَ لَا يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِهِ وَيُسَبِّحُونَهُ وَلَهُ يَسْجُدُونَ ۩ 206
Përkthim:
me të vërtetë, ata që janë afër Zotit tënd, nuk ngurojnë ta adhurojnë Ate; vetëm Ate e lavdërojnë dhe vetëm para Tij bien në sexhde (me fytyrë për tokë). El-A'raf 7:206
Tefsiri:

S’ka dyshim se ata që janë pranë Zotit tënd nuk tregojnë mendjemadhësi për adhurimin e Tij. -

Ata që janë afër Zotit janë pikërisht melekët që mbajnë Fronin e Tij. Janë ata që qëndrojnë të rreshtuar rreth Fronit të Tij. Ata nuk tregohen mendjemëdhenj për adhurimin që bëjnë, por janë të përulur dhe kryejnë me kënaqësi gjithçka që urdhëron Zoti i tyre.

Ata e madhërojnë Atë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde. -

Ata i përgjigjen Allahut natën dhe ditën. Ata kurrë nuk reshtin së shërbyeri Allahut të Lartësuar me kënaqësi dhe përkushtim. Vetëm Atij i bien në sexhde, duke e adhuruar e madhëruar. Atëherë, besimtarët të marrin gjithmonë si shembull këta melekë të nderuar, këta robër të zgjedhur të Allahut të Lartësuar, të cilët zbatojnë me përpikmëri e dashuri urdhrat e Tij. Le ta kenë këtë model, në mënyrë që të jenë të vazhdueshëm dhe të përkushtuar në adhurimin ndaj Mbretëruesit të Gjithëditur, ndaj Allahut të Lartësuar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 205 E ardhshme El-Enfal • Ajet 1