Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 29 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 29 nga 206 • Shqip


قُلْ أَمَرَ رَبِّي بِالْقِسْطِ ۖ وَأَقِيمُوا وُجُوهَكُمْ عِنْدَ كُلِّ مَسْجِدٍ وَادْعُوهُ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ ۚ كَمَا بَدَأَكُمْ تَعُودُونَ 29
Përkthim:
Thuaj: “Zoti im urdhëron – drejtësi. Dhe drejtohuni vetëm Atij, kurdo që bëni lutje, dhe lutjuni sinqerisht Atij, duke i bërë përulje! Ashtu siç ju ka krijuar prej asgjëje, ashtu do t’ju ringjallë. El-A'raf 7:29
Tefsiri:

Thuaj: “Zoti im ka urdhëruar drejtësi. -

Allahu i Lartësuar ka urdhëruar për drejtësi dhe barazi në të gjitha fushat e çështjet. Ai na ka urdhëruar për vepra të pastra e të bukura, qoftë për adhurimet ndaj Tij, qoftë për bashkëpunimin e marrëdhëniet me njerëzit.

Kthehuni tërësisht drejt Zotit në çdo xhami... -

Drejtojuni Allahut dhe përpiquni maksimalisht për t’i përsosur adhurimet tuaja dhe, në mënyrë të veçantë, namazin! Përkryejeni atë qoftë në aspektin e jashtëm, qoftë në aspektin e brendshëm shpirtëror! Ruajeni dhe pastrojeni namazin tuaj nga çdo mangësi që e cenon atë!

...dhe lutjuni Atij, duke qenë të sinqertë në adhurimin e Tij! -

Lutjuni Allahut duke synuar me këtë vetëm kënaqësinë e Tij, që është i Vetëm dhe i Pashoq. Kjo është një porosi për t’iu drejtuar Allahut me të dyja llojet e lutjeve: lutja e kërkesës (duau mesele) dhe lutjet e shprehur nëpërmjet adhurimeve (duâul ibâdeh).Atëherë, drejtohuni Allahut me të gjitha format, por bëjeni këtë jo duke u shtirur dhe sa për t’u dukur, por duke pasur një qëllim të vetëm: adhurimin e sinqertë të Allahut dhe synimin për ta kënaqur Atë.

Ashtu sikurse e nisi krijimin tuaj herën e parë, ashtu do të ktheheni sërish tek Ai.” -

Ashtu sikurse Ai ju krijoi herën e parë, po ashtu do t’ju krijojë sërish e do t’ju ringjallë. Ai që ishte i Plotfuqishëm për ta nisur krijimin tuaj nga hiçi, është i Plotfuqishëm ta ribëjë edhe njëherë e t’ju rikthejë në jetë. Madje, ribërja është më e thjeshtë sesa shpikja e parë.Shiko tefsirin e ajetit 186 të sures El bekare.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 28 E ardhshme El-A'raf • Ajet 30