Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 33 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 33 nga 206 • Shqip


قُلْ إِنَّمَا حَرَّمَ رَبِّيَ الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ وَالْإِثْمَ وَالْبَغْيَ بِغَيْرِ الْحَقِّ وَأَنْ تُشْرِكُوا بِاللَّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِ سُلْطَانًا وَأَنْ تَقُولُوا عَلَى اللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ 33
Përkthim:
Thuaj: “Zoti im i ka ndaluar vetëm punët e këqia, - qofshin të hapta ose të fshehta dhe mëkatet, shtypjen (dhunimin) pa të drejtë, të bëmurit shok Perëndisë, për të cilën nuk ka kurrfarë argumenti, dhe ka ndaluar të flisni për Perëndinë atë që nuk e dini. El-A'raf 7:33
Tefsiri:

Thuaj: “Gjërat që ka ndaluar Zoti janë veprat e turpshme...” -

Allahu bëri të ndaluara gjynahet e mëdha, veprat e shëmtuara, të cilat çdo natyrë e pastër i konsideron të tilla, sikurse është zinaja, homoseksualiteti e të tjera të ngjashme.

“...qofshin ato të hapura ose të fshehta...” -

Qofshin gjynahe që kryhen me gjymtyrë dhe janë të dukshme, qofshin gjynahe që bëhen me zemër, si arroganca, vetëkënaqësia, syfaqësia, hipokrizia etj.

"...gjynahet, shkelja e kufijve

(të Tij)

dhe padrejtësitë...” -

Gjynah janë ato vepra të këqija që cenojnë detyrimet ndaj Allahut të Lartësuar dhe, si të tilla, e rëndojnë vepruesin e tyre dhe e bëjnë që të meritojë ndëshkimin. Kurse ‘el bag’ju’- dhunimi, është shkelja e të drejtave të njerëzve, është dhunimi i jetës, pasurisë dhe nderit të tyre. Kështu, Allahu i Lartësuar na ndalon nga të gjitha llojet e gjynaheve dhe padrejtësive, qofshin ato ndaj Allahut të Lartësuar, qofshin ndaj krijesave.“...t'i bësh shokë Allahut, pa pasur asnjë argument të shpallur...” - Për teuhidin ose monoteizmin ka argumente të shumta prej Zotit. Nga ana tjetër, shirku është të adhurosh diçka tjetër së bashku me Allahun, dhe kjo vepër është e ndaluar kategorikisht. Madje, në këtë ndalesë hyn edhe shirku i vogël, ku futen vepra si: hipokrizia, syfaqësia, betimi në diçka tjetër veç Allahut etj. Me fjalë të tjera, Allahu i Madhëruar na ndalon nga çdo lloj shirku dhe urdhëron për teuhid të pastër.

“...dhe të thuash gjëra për Allahun për të cilat s'ke asnjë dijeni.” -

Muslimani e ka të ndaluar që të flasë për diçka për të cilën nuk ka njohuri. Ndalesa është shumë më e fortë kur bëhet fjalë për Allahun e Lartësuar, për emrat, cilësitë dhe veprat e Tij, si dhe për ligjin e Tij. Askush nuk duhet të flasë në lidhje me Zotin dhe fenë e Tij pa dituri dhe pa argumente të sigurta nga Ai. Të gjitha sa u përmendën më sipër janë vepra të ndaluara, të cilat Allahu i Lartësuar i ka bërë haram. Allahu i Lartësuar i ka ndaluar robërit e Tij që të bëjnë të tilla vepra, për shkak të dëmeve të mëdha individuale dhe kolektive që ato shkaktojnë. Ato janë vepra të ndërtuara mbi padrejtësinë, paturpësinë dhe mosrespektimin e madhështisë së Allahut, nga njëra anë, dhe padrejtësinë e armiqësinë ndaj krijesave, nga ana tjetër. Ato janë vepra të cilat çojnë në ndryshimin dhe tjetërsimin e fesë së Zotit dhe ligjeve të Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 32 E ardhshme El-A'raf • Ajet 34