Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 46 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 46 nga 206 • Shqip


وَبَيْنَهُمَا حِجَابٌ ۚ وَعَلَى الْأَعْرَافِ رِجَالٌ يَعْرِفُونَ كُلًّا بِسِيمَاهُمْ ۚ وَنَادَوْا أَصْحَابَ الْجَنَّةِ أَنْ سَلَامٌ عَلَيْكُمْ ۚ لَمْ يَدْخُلُوهَا وَهُمْ يَطْمَعُونَ 46
Përkthim:
Në mes tyre është perdja (muri), e, në majë të tij, janë njerëzit, të cilët të gjithë i njohin sipas fizionomisë. Dhe ata i thërrasin banorët e xhennetit: “Kënaqësia qoftë mbi ju!” Ata (njerëzit nga muri, ende) s’kanë hyrë në xhennet, por atë e dëshirojnë. El-A'raf 7:46
Tefsiri:

Mes tyre

(dy grupeve)

do të jetë një mur ndarës, mbi të cilin do të qëndrojnë burra që e njohin secilin grup sipas shenjave të tyre. -

Mes banorëve të Xhenetit dhe banorëve të Zjarrit ndodhet një mur ndarës, që quhet El ea'râf, i cili nuk është as pjesë e Xhenetit dhe as pjesë e Zjarrit. Që prej atje mund të shihen të dyja vendet. Mbi këtë mur qëndrojnë disa njerëz, të cilët arrijnë t’i dallojnë banorët e Xhenetit dhe banorët e Zjarrit nëpërmjet shenjave dhe veçorive të tyre, që i dallojnë nga njëri tjetri. Kurshikojnë banorët e Xhenetit, u thonë:

Ata do t'u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Selami qoftë mbi ju!”. Ata nuk do të kenë hyrë në të, por do të shpresojnë. -

Ata i përshëndesin dhe i urojnë atyre paqe, ndërkohë që vetë ende nuk kanë hyrë në Xhenet, por shpresojnë që të hyjnë aty. Sigurisht, kjo shpresë që Allahu u ka vendosur në zemër tregon se Ai dëshiron t’i nderojë e mëshirojë dhe t’i bëjë banorë të Xhenetit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 45 E ardhshme El-A'raf • Ajet 47