Ne e dërguam Nuhun te populli i vet... -
Nuhu i ftoi ata të adhuronin një Zot të vetëm, sepse ata adhuronin idhujt...dhe ai u tha: “O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër veç Tij, që meriton të adhurohet. -
Adhuroni Allahun si Një, të Vetëm dhe të Pashoq, sepse Ai është Krijuesi, Furnizuesi dhe Rregulluesi i të gjitha çështjeve, ndërsa gjithçka tjetër është krijesë e varfër, nevojtare dhe e nënshtruar, që nuk ka asgjë në dorë. Nëse nuk e bëni, dijeni se ju pret një ndëshkim i dhembshëm.Unë kam frikë për ju dënimin e një Dite të madhe.” -
Ky moment dëshmon kujdesin e madh të Nuhut (a.s) për të këshilluar popullin dhe dhembshurinë e tij ndaj tyre. Profeti Nuh i frikësohej ndëshkimit të ashpër të Zotit mbi ta. Të tillë ishin të gjithë profetët e Zotit. Ata ishin më të dhembshur për popujt e tyre sesa prindi për fëmijën. Kur Profeti (a.s)u tha këto fjalë, ata iu përgjigjën në formën më të shëmtuar.