Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 62 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 62 nga 206 • Shqip


أُبَلِّغُكُمْ رِسَالَاتِ رَبِّي وَأَنْصَحُ لَكُمْ وَأَعْلَمُ مِنَ اللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ 62
Përkthim:
ju sjell urdhërat e Zotit tim dhe ju dëshiroj çdo të mirë, unë di nga Perëndia atë që nuk e dini ju. El-A'raf 7:62
Tefsiri:

“Unë po ju kumtoj juve Shpalljen e Zotit tim, po ju këshilloj dhe di nga Zoti im diçka që ju nuk e dini.” -

Detyra ime është komunikimi i qartë i Shpalljes së Zotit tim, komunikimi i njëshmërisë së Zotit në çdo aspekt, si dhe shtjellimi qartësisht i urdhëresave dhe ndalesave të Tij. Këtë mision e kam për detyrë ta bëj sa më mirë, me dhembshuri e dashamirësi për ju. Zoti i Madhëruar më ka dhuruar një dituri që ju nuk e keni, prandaj është detyrë për ju që të më bindeni dhe të më pasoni, nëse vërtet logjikoni drejt.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 61 E ardhshme El-A'raf • Ajet 63