Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 64 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 64 nga 206 • Shqip


فَكَذَّبُوهُ فَأَنْجَيْنَاهُ وَالَّذِينَ مَعَهُ فِي الْفُلْكِ وَأَغْرَقْنَا الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْمًا عَمِينَ 64
Përkthim:
E ata e konsideruan atë gënjeshtar, andaj e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në barkë. Ndërsa, i fundosëm ata të cilët i konsideruan gënjeshtra argumentet Tona. Ata kanë qenë popull i verbër (injorant). El-A'raf 7:64
Tefsiri:

Ata e kundërshtuan Nuhun, por Ne i shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin me të në anije. -

Ishte Allahu i Madhëruar që e urdhëroi Nuhun (a.s) për ta ndërtuar këtë anije dhe për të mbartur në të nga një çift prej çdo kafshe, si dhe familjen e tij dhe gjithë besimtarët. Ashtu veproi Nuhu (a.s) dhe Allahu i Madhëruar i shpëtoi të gjithë ata që hipën në anije. Ndërsa për të tjerët, i Madhëruari thotë:

Ndërsa ata që i mohuan Shenjat Tona i fundosëm. Ata qenë vërtet, një popull i verbër. -

Ata u treguan të verbër ndaj udhëzimit të Allahut të Lartësuar. I Madhëruari u mundësoi të shihnin dhe dëshmonin shumë shenja e mrekulli nëpërmjet robit dhe të dërguarit të tij, Nuhut a.s, shenja që mund të bënin të besojë çdo njeri të mençur dhe të logjikshëm, por ata u tallën dhe i morën ato si lojë, prandaj merituan atë ndëshkim të madh.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 63 E ardhshme El-A'raf • Ajet 65