Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 70 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 70 nga 206 • Shqip


قَالُوا أَجِئْتَنَا لِنَعْبُدَ اللَّهَ وَحْدَهُ وَنَذَرَ مَا كَانَ يَعْبُدُ آبَاؤُنَا ۖ فَأْتِنَا بِمَا تَعِدُنَا إِنْ كُنْتَ مِنَ الصَّادِقِينَ 70
Përkthim:
Ata thanë: “A mos na ke ardhur ti neve për ta adhuruar na vetëm një Perëndi, e t’i lëmë ato që i kanë adhuruar prindërit tanë? Na jep atë çka na premton, nëse je i vërtetë!” El-A'raf 7:70
Tefsiri:

Ata thanë: “Paske ardhur që të adhurojmë vetëm Allahun e ta braktisim atë që adhuronin prindërit tanë?! -

Duke shprehur një habi të pakuptueshme ndaj ftesës së Profetit dhe duke e bërë të qartë se ishte tërësisht e pamundur që t’i bindeshin atij, thanë: “Paske ardhur që të adhurojmë vetëm Allahun e ta braktisim atë çka adhuronin prindërit tanë?!”Allahu i poshtëroftë dhe i shëmtoftë! Atë që është e vërteta më e madhe dhe e vërteta e detyrueshme për t’u besuar, ata e hodhën poshtë, për shkak të besimit të kotë dhe qesharak që kishin trashëguar nga të parët e tyre. Ata zgjodhën idhujtarinë e shëmtuar të të parëve të tyre të humbur kundrejt ftesës së profetëve, që ftonin njerëzimin në adhurimin e Allahut si një Zot i Vetëm dhe i Pashoq. Ata zgjodhën ta mohonin profetin e tyre kur thanë:

Bëje realitet kërcënimin tënd, nëse thua të vërtetën!” -

Në fakt, ky qe fillimi i ndëshkimit të tyre. Ata i kërkuan Profetit, madje në formë sfide, që ta bënte realitet ndëshkimin e paralajmëruar, duke treguar në këtë mënyrë se ata nuk e besonin mesazhin që Profeti përcillte prej Zotit. Atëherë, Hudi (a.s) u tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 69 E ardhshme El-A'raf • Ajet 71