Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 82 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 82 nga 206 • Shqip


وَمَا كَانَ جَوَابَ قَوْمِهِ إِلَّا أَنْ قَالُوا أَخْرِجُوهُمْ مِنْ قَرْيَتِكُمْ ۖ إِنَّهُمْ أُنَاسٌ يَتَطَهَّرُونَ 82
Përkthim:
E, përgjegjia e popullit të tij ishte: “Dëboni ata nga vendbanimi jua! Ata janë njerëz që pastrohen shumë”. El-A'raf 7:82
Tefsiri:

Por përgjigjja e popullit të tij qe vetëm kjo: “Dëbojini ata nga vendi! Ata janë njerëz që ruhen shumë.” -

Dëbojini, sepse ata nuk pranojnë që të veprojnë kështu si ne. Në fakt, ata i urrenin për besimin e tyre, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ata i keqtrajtonin (besimtarët) sepse ata e besuan Allahun, Ngadhënjimtarin, të Lavdëruarin, të Cilit i takon sundimi i qiejve e i Tokës. Dhe Allahu është dëshmitar mbi çdo gjë!" [Buruxh 8, 9].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 81 E ardhshme El-A'raf • Ajet 83