Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 88 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 88 nga 206 • Shqip


قَالَ الْمَلَأُ الَّذِينَ اسْتَكْبَرُوا مِنْ قَوْمِهِ لَنُخْرِجَنَّكَ يَا شُعَيْبُ وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَكَ مِنْ قَرْيَتِنَا أَوْ لَتَعُودُنَّ فِي مِلَّتِنَا ۚ قَالَ أَوَلَوْ كُنَّا كَارِهِينَ 88
Përkthim:
E paria e popullit të tij, ata që madhëroheshin thanë: “O Shuajb, na, me të vërtetë, do të dëbojmë ty dhe ata që kanë besuar me ty, nga vendbanimi ynë, ose do të ktheheni ju në fenë tonë”. (Shuajbi) tha: “A ngjanë, edhe pasi ta urrejmë atë!? El-A'raf 7:88
Tefsiri:

Paria arrogante e popullit të tij tha:... -

Udhëheqësit dhe fisnikët e popullit ishin të dehur në pasionin e tyre. Kur iu paraqit e vërteta dhe u ftuan që ta pranojnë e të jetojnë sipas saj, ata e gjykuan si të papranueshme, sepse binte ndesh me dëshirat dhe shfrenimin e tyre. Kështu, me arrogancë, i drejtohen profetit Shuajb dhe i thonë:

“O Shuajb! Kthehuni në fenë tonë! Ndryshe, do t'ju dëbojmë nga qyteti - ty dhe ata që të besojnë ty.” -

Kështu, ata demonstruan egërsi ndaj besimtarëve, duke mos pyetur për asnjë lloj norme, qoftë fetare, fisnore apo çfarëdo norme tjetër. Ata ndoqën mendjen e tyre të sëmurë. Ata e vunë Profetin dhe besimtarët para një zgjedhje të tillë: ose besoni atë që besojmë ne, ose do t’ju dëbojmë nga vendi ynë. Shuajbi (a.s.) përpiqej t’i ftonte atë në rrugën e Zotit, duke shpresuar që ata të logjikonin drejt, ndërsa ata i dhanë ultimatumin për t’u larguar nga atdheu i tyre, të cilin besimtarët e meritonin më tepër që ta gëzonin. I çuditur nga ky veprim, Shuajbi u drejtohet me ca fjalë, që t’i bënte të logjikonin si duhet.

Ai tha: “Edhe pse e urrejmë atë? -

A t’ju pasojmë në fenë e kotë, kur ne e urrejmë atë, sepse jemi të bindur për pavlefshmërinë e saj? Kjo është vërtet një ftesë e pakuptimtë. Në fakt, do të ishte e pranueshme që në atë fe të ftohej dikush që kishte njëfarë pëlqimi për të. Ndërsa dikush i cili e shfaq haptazi urrejtjen ndaj kësaj feje dhe besimi të pa bazë si dhe qortimin e fortë e me argument të qartë ndaj atyre që e pasojnë atë, është tejet e pa llogjikshme që të ftohet për ta pasuar atë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 87 E ardhshme El-A'raf • Ajet 89