Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Me'arixh — Ajet 10 (Shqip) — Video

El-Me'arixh • Ajet 10 nga 44 • Shqip


وَلَا يَسْأَلُ حَمِيمٌ حَمِيمًا 10
Përkthim:
kur i afërmi nuk pyet asgjë për të afërmin, El-Me'arixh 70:10
Tefsiri:

...Dhe asnjë mik të mos pyesë për mikun. Atë Ditë ata

(njerëzia)

do të shihen ndërmjet tyre. -

Njeriu sheh atje mikun e vet të dikurshëm, por nuk ka asnjë merak apo mundësi që ta pyesë për gjendjen e tij. Atë ditë, askush nuk interesohet për njeri, përveçse për veten. Madje, gjendja është më e tmerrshme se kaq:Krimineli do të dëshironte ta shpaguante dënimin e asaj dite me bijtë e vet, me gruan dhe me vëllain e vet, me të afërmit e vet, tek të cilët mbështetej... -

Ai do të sakrifikonte të gjithë sa u përmendën dhe të gjithë ata që në jetën e dynjasë ishin ndihma dhe mbështetja e tij. Por atë ditë askush nuk mund t’i bëjë dobi ndokujt dhe askush nuk mund të ndërmjetësojë për njeri, veçse me lejen e Zotit. Atë ditë, çështja e vetme për të gjithë është vetvetja.
Shko te videoja e plotë e sures