Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Me'arixh — Ajet 15 (Shqip) — Video

El-Me'arixh • Ajet 15 nga 44 • Shqip


كَلَّا ۖ إِنَّهَا لَظَىٰ 15
Përkthim:
Jo, kurrsesi! Ai është zjarri, El-Me'arixh 70:15
Tefsiri:

Jo, kurrsesi! Ajo

(që i pret mohuesit)

është Ledhá

(Zjarr i përflakur),

që ta shkul lëkurën e kokës. -

Ata nuk kanë asnjë mundësi dhe mjet për t’i shpëtuar ndëshkimit. Ka marrë fund fjala dhe gjykimi i Allahut të Lartësuar se të prishurit nuk kanë për të besuar, prandaj do të vuajnë ndëshkimin. Askush nuk mund t’i ndihmojë apo t’u largojë ndëshkimin atyre: as miqtë, as të afërmit. Ajo nuk është dita kur dikush mund të bëjë dobi. I shpëtuar është vetëm ai që Allahu e mëshiron. Ajo që i pret është Ledhá, zjarri që i shkrin gjymtyrët e jashtme dhe të brendshme të trupit, nga nxehtësia e madhe. Ky do të jetë ndëshkimi i tyre i madh dhe i padurueshëm.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Me'arixh • Ajet 14 E ardhshme El-Me'arixh • Ajet 16