Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Me'arixh — Ajet 26 (Shqip) — Video

El-Me'arixh • Ajet 26 nga 44 • Shqip


وَالَّذِينَ يُصَدِّقُونَ بِيَوْمِ الدِّينِ 26
Përkthim:
dhe ata që besojnë Ditën e Kijametit El-Me'arixh 70:26
Tefsiri:

Dhe përveç atyre, që e besojnë me siguri të plotë Ditën e Gjykimit,... -

Këta besojnë plotësisht gjithçka për të cilën i ka lajmëruar Allahu i Madhëruar dhe gjithçka për të cilën kanë njoftuar profetët e Tij. Allahu i Lartësuar dhe profetët e Tij kanë njoftuar për Ditën e Ringjalljes dhe të Llogarisë me drejtësi, dhe besimtarët e besojnë me siguri të plotë këtë. Ky besim i bën ata të përpiqen seriozisht dhe të përgatiten për atë ditë. Ata punojnë për atë ditë, ashtu sikurse janë udhëzuar nga Allahu i Madhëruar dhe profetët e Tij. Besimi i plotë në ditën e Llogarisë nënkupton edhe besimin e plotë në profetët e Zotit dhe në shpalljet hyjnore, të cilat Ai ua shpalli atyre, si udhëzim për njerëzimin, që të mësojnë si të përgatiten për atë ditë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Me'arixh • Ajet 25 E ardhshme El-Me'arixh • Ajet 27