Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Me'arixh — Ajet 29 (Shqip) — Video

El-Me'arixh • Ajet 29 nga 44 • Shqip


وَالَّذِينَ هُمْ لِفُرُوجِهِمْ حَافِظُونَ 29
Përkthim:
dhe ata që i ruajnë pjesët e turpshme të organizmit të vet, El-Me'arixh 70:29
Tefsiri:

Përjashtohen edhe ata që e ruajnë ndershmërinë e vet... -

Ata janë të kujdesshëm dhe të ruajtur, për sa i përket nderit dhe moralit të tyre. Ata nuk e kënaqin epshin me marrëdhënie jashtë martese, me homoseksualitet, me bashkëshorten në rrugë anale apo në kohën e periodave të saj etj. Gjithashtu, ata janë të kujdesshëm edhe me vështrimet dhe prekjet e tyre, duke mos u futur në haram. Ata u largohen të gjitha mjeteve dhe rrugëve që të afrojnë në harame. Ata janë plotësisht të rregullt dhe i plotësojnë dëshirat veçse me mënyrat e lejuara nga Zoti i tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Me'arixh • Ajet 28 E ardhshme El-Me'arixh • Ajet 30