Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Me'arixh — Ajet 40 (Shqip) — Video

El-Me'arixh • Ajet 40 nga 44 • Shqip


فَلَا أُقْسِمُ بِرَبِّ الْمَشَارِقِ وَالْمَغَارِبِ إِنَّا لَقَادِرُونَ 40
Përkthim:
Dhe, Unë betohem me Zotin e lindjes dhe të perëndimit, që ne mundemi El-Me'arixh 70:40
Tefsiri:
Betohem në Zotin e lindjeve dhe të perëndimeve, se Ne jemi të plotfuqishëm, që t’i zëvendësojmë ata me të tjerë më të mirë se ata... -

Allahu i Madhëruar betohet në Veten e Tij, duke përmendur se Ai është Zoti i lindjeve dhe perëndimeve. Allahu është Zoti i lindjeve dhe perëndimeve të shumta: të diellit, hënës dhe yjeve, të cilat janë shenja madhështore dhe bindëse, që tregojnë vërtetësinë e ringjalljes dhe pushtetin e plotë të Allahut të Madhëruar për t’i rikrijuar gjërat. Ai që i krijoi nga hiçi me këtë rregull madhështor, është i plotfuqishëm që t’i krijojë ato sërish nga çfarë mbetet prej tyre. I Madhëruari thotë më tej:
Shko te videoja e plotë e sures