Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Me'arixh — Ajet 42 (Shqip) — Video

El-Me'arixh • Ajet 42 nga 44 • Shqip


فَذَرْهُمْ يَخُوضُوا وَيَلْعَبُوا حَتَّىٰ يُلَاقُوا يَوْمَهُمُ الَّذِي يُوعَدُونَ 42
Përkthim:
Andaj, lëri ti ata le të zbaviten me gjëra të kota dhe të luajnë përderisa të hasin në Ditën e tyre të caktuar, El-Me'arixh 70:42
Tefsiri:

Por ti lëri ata të zhyten edhe më thellë dhe le të dëfrehen... -

Lëri ata të thellohen në fjalë dhe besime të kota dhe të paargumentuara nga i Madhëruari. Lëri të luajnë me fenë e tyre. Lëri të dëfrehen dhe të kënaqen me ushqim, pije dhe kënaqësi të kësaj bote, derisa të ballafaqohen me ngjarjen që iu është premtuar.

...derisa të përjetojnë Ditën e tyre, që u është paralajmëruar... -

Allahu i Lartësuar u ka premtuar atyre se, në Ditën e Ringjalljes dhe Shpërblimit me drejtësi, ka përgatitur një shpagim të drejtë për talljet dhe mosbesimin e tyre të padrejtë. Pastaj Allahu i Lartësuar flet për gjendjen e krijesave gjatë asaj dite të premtuar, që do të vijë patjetër:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Me'arixh • Ajet 41 E ardhshme El-Me'arixh • Ajet 43