Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Nuh — Ajet 16 (Shqip) — Video

Nuh • Ajet 16 nga 28 • Shqip


وَجَعَلَ الْقَمَرَ فِيهِنَّ نُورًا وَجَعَلَ الشَّمْسَ سِرَاجًا 16
Përkthim:
dhe në ta e ka bërë Hënën dritë, kurse Diellin e ka bërë fener (ndriçues)? Nuh 71:16
Tefsiri:

“Dhe në ta, hënën e bëri dritë e diellin e bëri ndriçues.” –

Këtu flitet për madhështinë e krijimit dhe për dobitë e shumta që Allahu i Lartësuar u ka dhuruar krijesave me këto trupa qiellorë. Dielli dhe hëna janë shumë të nevojshëm për tokën dhe jetën në të. Kjo tregon për mëshirën e Allahut të Lartësuar dhe Bujar, për bamirësinë e Tij të gjerë. Kësisoj, Ai që është Madhështor, i Gjithëmëshirshëm dhe Bamirës është detyrë që të njësohet me adhurim, dashuri, mirënjohje, por edhe me frikërespekt për llogarinë e Tij të drejtë dhe shpresë për shpërblimin e Tij të madh.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Nuh • Ajet 15 E ardhshme Nuh • Ajet 17