Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Nuh — Ajet 27 (Shqip) — Video

Nuh • Ajet 27 nga 28 • Shqip


إِنَّكَ إِنْ تَذَرْهُمْ يُضِلُّوا عِبَادَكَ وَلَا يَلِدُوا إِلَّا فَاجِرًا كَفَّارًا 27
Përkthim:
sepse, me të vërtetë, nëse Ti i lë, ata – do t’i shpien në humbje robërit e Tu dhe do tëlindin vetëm mëkatarë dhe jobesimtarë! Nuh 71:27
Tefsiri:

“Nëse Ti i lë, ata do t’i largojnë adhuruesit e Tu

(nga rruga e drejtë)

dhe prej tyre do të lindin veçse të shfrenuar dhe jobesimtarë.” -

Lënia e tyre gjallë sjell vetëm dëme dhe shkatërrime, për ta dhe për të tjerët. Nuhu (a.s.) bëri këtë lutje sepse, duke qëndruar gjatë mes tyre, ai ua njohu mirë veprat e shfrenuara dhe devijuese, dhe kështu gjykoi se prej tyre nuk pritej më asnjë e mirë. Pa dyshim, Allahu i Lartësuar e plotësoi lutjen e Nuhut dhe i mbyti ata të gjithë në ujë. Ata që shpëtuan ishin Nuhu dhe besimtarët që pasuan atë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Nuh • Ajet 26 E ardhshme Nuh • Ajet 28