Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhin — Ajet 14 (Shqip) — Video

El-Xhin • Ajet 14 nga 28 • Shqip


وَأَنَّا مِنَّا الْمُسْلِمُونَ وَمِنَّا الْقَاسِطُونَ ۖ فَمَنْ أَسْلَمَ فَأُولَٰئِكَ تَحَرَّوْا رَشَدًا 14
Përkthim:
dhe ka prej nesh muslimanë, e ka prej nesh edhe mëkatarë, e kush e ka përqafuar islamizmin, e ka zgjedhur rrugën e drejtë, El-Xhin 72:14
Tefsiri:

“Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë, por ka edhe që janë jashtë rrugës. Kush pranoi Islamin, ai gjeti rrugën e shpëtimit. -

Prej nesh ka që janë të dorëzuar ndaj Zotit të gjithësisë, por ka edhe që i kalojnë kufijtë e Zotit dhe jashtë rrugës së drejtë, që Ai e sqaroi nëpërmjet librave të shpallur dhe profetëve që dërgoi ndër njerëz.

Kush pranoi Islamin, ai gjeti rrugën e shpëtimit.” -

Ata që iu dorëzuan Zotit, duke përmbushur porositë e Tij dhe të profetëve të Tij, këta i janë futur rrugës së drejtë, nëpërmjet së cilës arrihet e mira dhe ruhesh nga e keqja. Kjo është e vetmja rrugë që të çon në Xhenetet e Tij të përjetshme dhe në kënaqësinë e pafundme.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Xhin • Ajet 13 E ardhshme El-Xhin • Ajet 15