Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhin — Ajet 17 (Shqip) — Video

El-Xhin • Ajet 17 nga 28 • Shqip


لِنَفْتِنَهُمْ فِيهِ ۚ وَمَنْ يُعْرِضْ عَنْ ذِكْرِ رَبِّهِ يَسْلُكْهُ عَذَابًا صَعَدًا 17
Përkthim:
për t’i vënë me këtë në sprovë ata; e kushdo që largohet nga të përkujtuarit Zotin e tij, Zoti atë ia nënshtron dënimit të ashpër. El-Xhin 72:17
Tefsiri:

...për t’i sprovuar me të. -

Veç të tjerash, me mirësitë që dhuron, Allahu i Lartësuar kërkon t’i provojë njerëzit, që të dallojë mirënjohësit nga mohuesit e mirësive, të sinqertët në adhurim nga hipokritët, që synojnë mirësitë vetëm të kësaj dynjaje.

Atë që ia kthen shpinën kujtimit të Zotit të vet, Zoti e çon në vuajtje të padurueshme. -

Kujtimi është Kur'ani. Pra, ai që ia kthen shpinën Kur'anit, duke mos e besuar dhe duke mos iu nënshtruar udhëzimeve të tij, që tregohet mospërfillës dhe tallet me të, ky ka për t’u hedhur në një ndëshkim, që Allahu i Lartësuar e ka përshkruar si ŝa’adâ - të ashpër, të padurueshëm.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Xhin • Ajet 16 E ardhshme El-Xhin • Ajet 18