Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhin — Ajet 23 (Shqip) — Video

El-Xhin • Ajet 23 nga 28 • Shqip


إِلَّا بَلَاغًا مِنَ اللَّهِ وَرِسَالَاتِهِ ۚ وَمَنْ يَعْصِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَإِنَّ لَهُ نَارَ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا 23
Përkthim:
(Unë s’kam tjetër funksion) përveç që t’ua predikojë atë që vjen nga Perëndia dhe të dërguarit e Tij”. E, ai që s’dëgjon Perëndinë dhe të Dërguarin e Tij, atë e pret zjarri i skëterrës, në të cilin do të mbetet përgjithmonë. – El-Xhin 72:23
Tefsiri:

Atyre që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij u takon zjarri i Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë, pa mbarim. -

Këtu është fjala për kundërshtimet që konsiderohen si kufër apo idhujtari. Ata që bëjnë të tilla kundërshtime janë të kërcënuar me qëndrim të përjetshëm në zjarrin e Xhehenemit, ndërsa ata që bëjnë gabime poshtë kufrit dhe idhujtarisë nuk do të vuajnë përjetësisht në Xhehenem, sikurse tregojnë ajetet e Kur'anit dhe hadithet e sakta të Profetit (a.s.). Ky është një mendim konsensual dhe i pakundërshtueshëm i dijetarëve të parë dhe imamëve të këtij umeti.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Xhin • Ajet 22 E ardhshme El-Xhin • Ajet 24