Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhin — Ajet 27 (Shqip) — Video

El-Xhin • Ajet 27 nga 28 • Shqip


إِلَّا مَنِ ارْتَضَىٰ مِنْ رَسُولٍ فَإِنَّهُ يَسْلُكُ مِنْ بَيْنِ يَدَيْهِ وَمِنْ خَلْفِهِ رَصَدًا 27
Përkthim:
përveç atij të cilin Ai e ka zgjedhur për të dërguar (pejgamber); andaj, Ai para tij dhe pas tij, i vë ata që e ruajnë (engjëjt) El-Xhin 72:27
Tefsiri:

Përveç ndonjë të dërguari, që Ai dëshiron. -

Allahu i Lartësuar u zbuloi profetëve prej të fshehtës aq sa e vendosi urtësia e Tij që t’u zbulonte. Ai u tregoi çdo gjë të nevojshme për njerëzimin. Ai i veçoi ata me këtë dhunti, sepse ata nuk ishin si të tjerët. Allahu i Lartësuar u dha një ndihmë të madhe në të gjitha aspektet dhe u siguroi një mbrojtje të veçantë në drejtim të ruajtjes së Shpalljes. Ai krijoi çdo lehtësi të nevojshme, që ata ta transmetonin qartë dhe saktë Shpalljen e Tij. Shejtani e kishte të pamundur që t’i turbullonte dhe devijonte këta të përzgjedhur. Ai nuk mund të bënte që ata të shtonin apo të pakësonin diçka nga Shpallja e të Madhëruarit, i Cili thotë:

Atëherë, Ai vë roje para edhe prapa tij... –

Roje që, me urdhrin e Allahut të Lartësuar, e mbrojnë nga çdo ndikim dhe pengesë e të Mallkuarit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Xhin • Ajet 26 E ardhshme El-Xhin • Ajet 28