Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhin — Ajet 3 (Shqip) — Video

El-Xhin • Ajet 3 nga 28 • Shqip


وَأَنَّهُ تَعَالَىٰ جَدُّ رَبِّنَا مَا اتَّخَذَ صَاحِبَةً وَلَا وَلَدًا 3
Përkthim:
e, me të vërtetë, qoftë, lartë madhëria e Tij – Zotit tonë! Ai, nuk ka marrë për Vete as bashkëshorte as fëmijë; El-Xhin 72:3
Tefsiri:

“U lartësoftë madhështia e Zotit tonë që nuk ka nevojë të ketë grua a fëmijë!” -

U lartësoftë madhështia e Allahut dhe u shenjtërofshin emrat e Tij! Duke dëgjuar për madhështinë e Allahut dhe duke e njohur Atë, xhindët arritën në përfundimin se pretendimi i atyre që thonë se Ai ka grua dhe fëmijë është i kotë dhe i turpshëm. Atij i takon madhështia dhe Ai është absolut në çdo cilësi që ka. Të pasurit grua dhe fëmijë cenon madhështinë dhe krenarinë e Tij, sepse bie në kundërshtim me faktin se Ai është i Pasuri, që nuk ka nevojë për asgjë prej krijesave të Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Xhin • Ajet 2 E ardhshme El-Xhin • Ajet 4