Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Muzzemmil — Ajet 10 (Shqip) — Video

El-Muzzemmil • Ajet 10 nga 20 • Shqip


وَاصْبِرْ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَاهْجُرْهُمْ هَجْرًا جَمِيلًا 10
Përkthim:
Dhe, duroji llomotitjet e atyre dhe largohu nga ata në mënyrë të bukur, El-Muzzemmil 73:10
Tefsiri:

Bëj durim për atë që të thonë njerëzit dhe largohu prej tyre me maturi! -

Bëj durim ndaj shpifjeve dhe fyerjeve të armiqve të tu! Duro fyerjet ndaj teje dhe ndaj Shpalljes, që ti e përcjell nga Zoti yt! Zbato me përpikmëri atë që të shpallet! Kurrë mos u spraps dhe ngadalëso në rrugën e Zotit tënd! Distancohu nga penguesit në mënyrën më të urtë dhe të mirë të mundshme! Mos bier në nivelin e tyre dhe t’i ofendosh ata me të njëjtën mënyrë, por thjesht largohu i nderuar! Dialogo dhe polemizo me ta në mënyrën më të sjellshme!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Muzzemmil • Ajet 9 E ardhshme El-Muzzemmil • Ajet 11