Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Muzzemmil — Ajet 16 (Shqip) — Video

El-Muzzemmil • Ajet 16 nga 20 • Shqip


فَعَصَىٰ فِرْعَوْنُ الرَّسُولَ فَأَخَذْنَاهُ أَخْذًا وَبِيلًا 16
Përkthim:
por Faraoni e ka kundërshtuar Profetin, andaj e kemi dënuar atë me dënim të rëndë. El-Muzzemmil 73:16
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Muzzemmil 73:15
Lavdërojeni dhe adhurojeni Allahun për Profetin arab analfabet që ju dërgoi, si përgëzues dhe paralajmërues për ju. Është ai që do të dëshmojë për umetin e tij dhe saktësinë e veprave të tyre. Tregoni mirënjohje dhe respektojeni këtë mirësi të madhe e të paçmueshme, duke punuar sipas porosive të Zotit dhe Profetit të Tij. Kujdes dhe ruajuni që kurrë të mos bëheni mohues dhe shpërfillës të saj, duke mos iu bindur Profetit tuaj. Nëse veproni kështu, atëherë ju do të jeni si Faraoni, i cili shpërfilli dhe e mohoi Profetin e Allahut, Musain (a.s.). Profeti Musa e ftoi Faraonin të adhuronte Allahun dhe t’i nënshtrohej Atij, por ai nuk e besoi dhe e konsideroi si gënjeshtar. Ai nuk iu bind porosive dhe ftesës së Profetit, prandaj Allahu i Madhëruar i dha një ndëshkim të ashpër dhe të rëndë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Muzzemmil • Ajet 15 E ardhshme El-Muzzemmil • Ajet 17