Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Muddethir — Ajet 13 (Shqip) — Video

El-Muddethir • Ajet 13 nga 56 • Shqip


وَبَنِينَ شُهُودًا 13
Përkthim:
dhe djemtë që i ka të pranishëm, El-Muddethir 74:13
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Muddethir 74:11
Këto ajete janë shpallur dhe flasin për El Uelid Ibn Mugirah, urrejtësin, kundërshtuesin dhe armikun e hapur të së vërtetës, Allahut dhe të Profetit të Tij. Allahu i Madhëruar e paralajmëroi këtë njeri ashtu si asnjë tjetër, duke i treguar atij dhe neve se si do të jetë ndëshkimi për këdo që armiqësohet me të vërtetën dhe me inat e refuzon dhe e shpërfill atë. Ai na tregon se të tillët do të jenë të poshtëruar në dynja, ndërsa në ahiret ndëshkimi do të jetë më poshtërues dhe i hidhur se ai i dynjasë. Thotë i Madhëruari:

Ma lër Mua atë që e krijova të vetmuar, që i mundësova të ketë pasuri të madhe; që e bëra edhe me djem, të cilët i ka me vete. –

Kuptimi: E krijova atë të vetmuar, pa pasuri dhe pushtet, pa mbështetës e pasues. Pastaj, në vazhdimësi, e begatuam dhe u kujdesëm për të, duke i dhënë pasuri, duke i falur djem, të cilët i qëndrojnë gjithnjë pranë, për t’i kënaqur zemrën dhe syrin dhe për t’i qenë krah e mbështetje. Gjithashtu Allahu i Madhëruar thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Muddethir • Ajet 12 E ardhshme El-Muddethir • Ajet 14