Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Muddethir — Ajet 20 (Shqip) — Video

El-Muddethir • Ajet 20 nga 56 • Shqip


ثُمَّ قُتِلَ كَيْفَ قَدَّرَ 20
Përkthim:
dhe sërish – edhe njëherë, qoftë mallkuar, si e ka kurdisur! – El-Muddethir 74:20
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Muddethir 74:19

Qoftë i shkatërruar! Po si gjykonte?! Prapë qoftë i shkatërruar! E si gjykonte?! Ai thellohej e thellohej në mendime, pastaj vrenjtej dhe vrazhdësohej. –

Qoftë i shkatërruar, sepse ai doli në një përcaktim që nuk i takonte dhe që nuk duhej të guxonte ta bënte. Ai nuk kishte asnjë të drejtë ta bënte këtë, sepse është paturpësi që të japësh të atillë gjykim për Librin dhe Shpalljen e Zotit. Është jashtë kapacitetit të njeriut që të gjykojë mbi Librin e të Madhëruarit. Ai, pasi u mendua mirë për atë që do të shpifte kundër Kur'anit, u vrenjt në fytyrë, duke treguar urrejtje për të vërtetën dhe mosdëshirë për ta pranuar atë. Në përfundim, ai i ktheu shpinën të vërtetës dhe nisi me shpifjet dhe trillimet rreth Shpalljes së Zotit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Muddethir • Ajet 19 E ardhshme El-Muddethir • Ajet 21