Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Muddethir — Ajet 23 (Shqip) — Video

El-Muddethir • Ajet 23 nga 56 • Shqip


ثُمَّ أَدْبَرَ وَاسْتَكْبَرَ 23
Përkthim:
dhe u kthye (nga mendimi i drejtë) dhe u kapardis, El-Muddethir 74:23
Tefsiri:

Por në fund, ktheu shpinën dhe tregoi mendjemadhësi. Ai tha: “Ky

(Kur'an) n

uk është gjë tjetër, veçse një magji, që përcillet prej të tjerëve. Ky

(Kur'an)

nuk është gjë tjetër, veçse “

fjalë njerëzish”” –

Kështu, ai tha: Kjo nuk është fjalë e Allahut, por fjalë e njerëzve. Madje nuk është as fjalë e njerëzve të mirë, por e njerëzve më të këqij, fjalë e magjistarëve. Mallkuar qoftë ky njeri! Sa larg të vërtetës shkoi dhe sa shumë e meritoi ndëshkimin!? Si është e mundur që një njeri ta krahasojë Fjalën më madhështore dhe më të lartë, Fjalën e Zotit të madh, Bujarit të Madhëruar, me fjalën e krijesave të varfëra dhe të mangëta?! Si e mori guximin ky gënjeshtar kokëfortë që të gjykonte në këtë mënyrë fjalën e Zotit, që i krijoi krijesat në fillim dhe që do t’i ringjallë pas vdekjes?! Një arrogant i tillë meriton veçse ndëshkimin më të ashpër dhe poshtërues, siç thotë i Lartësuari:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Muddethir • Ajet 22 E ardhshme El-Muddethir • Ajet 24