Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Muddethir — Ajet 32 (Shqip) — Video

El-Muddethir • Ajet 32 nga 56 • Shqip


كَلَّا وَالْقَمَرِ 32
Përkthim:
Kurrsesi! Betohem në Hënën El-Muddethir 74:32
Tefsiri:

Betohem në Hënën, Edhe në natën, kur ajo tërhiqet, Edhe në agimin, kur ai shkrep, -

Allahu i Madhëruar betohet në Hënën, kur ajo është e plotë, betohet në natën, kur ajo largohet e ia lë vendin ditës, dhe në agimin, kur ai çel. Këto janë betime të rëndësishme në disa krijesa të mrekullueshme, të cilat janë shenja madhështore të Allahut të Lartësuar.Ato dëshmojnë për pushtetin e urtësinë e Tij të plotë e absolute, tregojnë për sundimin dhe mbretërimin e Tij të gjerë, për mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse, si edhe për diturinë e Tij të madhe dhe të pakufishme. Po përse betohet i Madhëruari? Ai thotë:Allahu i madhëruar betohet në krijeste Tij ndërsa krijesat nuk lejohet tëbetohen veçse për Allahun zotin e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Muddethir • Ajet 31 E ardhshme El-Muddethir • Ajet 33